Vetëkarantinimi bëhet detyrim ligjor, 6 mijë USD gjobë kush refuzon, përcaktohet edhe roli i ushtrisë

25 Mars 2020, 16:35

Qeveria i kërkon Kuvendit ndryshimin me urgjencë ligjit të vitit 2016 për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive, diktuar nga situata e krijuar si rezultat i përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19.

Akti normativ i depozituar nga qeveria në Kuvend për ndryshimin e ligjit në fjalë, synon të përfshijë në masat e veçanta, që ndërmerren për parandalimin e sëmundjeve infektive, edhe vetëkarantinimin, krahas masave që aktualisht janë parashikuar në legjislacionin në fuqi, sikurse janë masat e izolimit dhe të karantinës.