Vetëm 2 mijë bileta të shitura për Andorrën, FSHF me thirrjen e Edy Rejës fton tifozët në stadium

11 Nëntor 2019, 19:15

Tre ditë më pas Kombëtarja do të luajë ndeshjen kualifikuese kundër Andorës e cila është e parafundit në grup. Duke parë se llogaritë për kualifikim janë të mbyllura deri më tani nuk ka patur shumë interes nga tifozët. Burime të FSHF-së bëjnë me dije se janë shitur vetëm 2 mijë bileta, diçka e cila nuk shkon në linjë me interesin që tifozët kanë patur për sfida të tjera.

Për këtë arsye edhe trajneri i kombëtares Edy Reja në konferencën e ditës së dielë ku shpalli edhe listën me futbollistët e grumbulluar bëri thirrje që tifozët ta mbështesin ekipin në ndeshjen me Andorën. Sipas tij pavarësisht se nuk vlen për kualifikimin kjo sfidë është e rëndësishme për të treguar rritjen e kombëtares.