Vetëm pak orë në grevë, 2 gra shoqërohen në urgjencë për ndihmë mjekësore

15 Tetor 2020, 14:21

Dy prej grave që janë futur në grevë urie janë marrë nga stafi mjekësor i spitalit të Ballshit pasi kanë pasur probleme me tensionin.

Pas marrjes së ndihmës mhekësore ato thonë se do t'i bashkohen sërish grevës. Shumë prej grave që janë futur në grevë urie trajtohen me ilaçe për shkak të probleme shëndetësore që ato kanë.