Vetëm qirinj në katedrale! Në Lezhë besimtarët e presin ngjalljen e Krishtit nga ballkonet e shtëpive

11 Prill 2020, 22:49

Edhe në katedralen e Shën Nikollit në Lezhë po kremtohet mesha e shenjtë në vigjilje të festës së pashkës. Mesha po kremtohet pa praninë e besimtarëve si shkak i situatës së krijuar nga koronavirusi. Në mungesë të prezencës në kishë janë ndezur qirinj duke pritur ringjalljen e Jezu Krishtit në ballkonet e banesave te tyre.

  •