Veteranët e luftës së UÇK-së protestojnë para Kuvendit të Kosovës! Policia i ndalon me gaz lotsjellës! Dështon votimi i projektligjit për pagën minimale

6 Qershor 2022, 15:24

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, po protestojnë ditën e sotme para Kuvendit të Kosovës. Me flamuj kuq e zi e të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, disa qindra qytetarë janë mbledhur në sheshin "Skënderbeu" në Prishtinë, para Kuvendit për të protestuar.

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së po protestojnë kundër, diskriminimit, sipas tyre, që po iu bëhet veteranëve, invalidëve dhe familjeve të dëshmorëve, pasi nuk janë përfshirë në ligjin për pagën minimale, që është propozuar nga Qeveria.