Vetëvrasja e 52 vjeçarit te Shefqet Ndroqi, flet në Report TV psikiatria Arjana Rreli

2 Nëntor 2020, 14:49 | Përditesimi i fundit: 2020-11-02 17:06:22

Një nga shenjat më të dukshme të pacientit me sëmundjen e COVID-19 është përfshirja e tij në panik që vjen edhe për shkak të mungesës së oksigjenit në mushkri dhe në tru. Kjo gjë e bënë më të vështirë jo vetëm shërimin e tij, por përshkallëzon gjendjen në sistemin nervor deri në vetëvrasje.  Pas tre ngjarjeve të rënda me vetëvrasje në spitalin “Shefqet Ndroqi” psikiatria Arjan Rreli në ReportTv u bënë thirrje mjekëve të marrin informacion nga familjarët për çdo pacient që shtrohet në spital me COVID-19