Vetëvrasja e gardistit, Rama: Opozita skenar makabër

1 Korrik 2018, 11:51 | Përditesimi i fundit: 2018-07-01 13:19:28

Kryeministri Edi Rama, në takimin e radhës në Korçë për llogaridhënien me qytetarët, ka ngushëlluar familjen e gardistit Shkëlzen Qordja, që u gjet dje i vdekur në garazhin e Gardës.

Rama i ka përcjellë një mesazh familjarëve, për të cilët tha se nuk arritën të gjejnë qetësi nga politika dhe opozita as në një tragjedi të tillë.

Ngushëllime të ndjera për gardistin që u nda nga jeta pasi mori një vendim ekstrem dhe befasues për të gjithë ne. Dua të ndaj me familjen të gjithë ndjenjëne  keqardhjes për faktin se përtej tragjedisë dhe dhimbjes së një familjeje për djalin, ata nuk mundën të gjejnë qetësinë për të lotuar brenda mureve të shtëpisë, sepse u gjendën nën rrebeshin  e zi të sulmeve politike, për të njëjtat arsye të mosarsyes që po dërrmojnë politikën tonë. Pa dashur fare t’ja dinë për respekt, për të vërtetën jo e jo, por as për një familje të thjesht. Versioni brutal ndaj djalit që u nda nga jeta, përfshirja e tij në skenarë fantazie makabër për të goditur ministrin e Brendshëm dhe qeverinë nuk ka fjalë për të komunikuar. Është i neveritshëm, i turpshëm, është një tjetër shembull i një vështirësie të jashtëzakonshme, artificiale ku ndodhet hapësira e debatit politik.

Edi Rama, Kryeministër

    No videos found.