TIRANE-95% e oficerëve të policisë kanë dorëzuar formularët e Vetingut. Ministria e Brendshme bën me dije se deri pak orë përpara mbylljes së afatit për dorëzimin e dokumenteve, janë rreth 500 polic të cilët nuk kanë pranuar ti nënshtrohen vetingut, duke paraqitur dorëheqjen. Policët e dorëhequr do të mund të përfitojnë pagesë kalimtare për 2 vite dhe nëse kanë 15 vite punë do të marrin pension suplementar nga Policia e Shtetit.
Data 7 maj ishte afati i fundit për dorëzimin e formularëve për policët dhe drejtuesit e tyre. Me përfundimin e këtij afati ata oficerë që nuk kanë dorëzuar formularët, largohen nga Policia e Shtetit.
Sipas Ministrisë së Brendshme policët e dorëhequr janë kryesisht ata që kanë qenë në moshë pensioni, të cilët nuk kanë pranuar të plotësojnë dokumentet, duke zgjedhur largimin nga radhët e uniformave blu.
