Vetingu/ Gjonaj: Për shkak të pandemisë, procesi po ecën me ritme të ngadalta! BKH ngrihet brenda vitit

23 Shtator 2020, 16:58

Kur i gjithë procesi i vetingut duhet të përmbyllet brenda një 5-vjeçari më shumë se gjysma e afatit ka përfunduar. Nga nisja e seancave ne KPK, nga 880 vetëm 259 gjyqtarë dhe prokurorë janë verifikuar. Kjo do të thotë se në kushtet e afateve  kushtetuese procesi i vetingut është në pikëpyetje. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj gjatë raportimit në Këshillin e Integrimit tha se pandemia globale covid-19 ka ndikuar që procesi i vetingut të ecë me ritme të ngadalta duke sjellë jo pak probleme për institucionet e drejtësisë.