Vetingu në politikë, Basha: Nuk kam çfarë negocioj me Ramën, vetëm të votojë pro

7 Shtator 2018, 14:59

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, pak minuta më vonë, në një deklaratë për mediat nga selia e PD-së, ka thënë se opozita është pro pastrimit të drejtësisë, politikës nga krimi, por ndryshe nga Vettingu per gyqtaret, prokuroret dhe policet, sipas propozimi te Basha ky proces nuk do përfshinte edhe familjarët e politikanëve.

Mënyra për pastrimin e politikës nga krimi është Vettingu. Opozita PD, është pro pastrimit të drejtësisë, politikës dhe ekonomisë nga krimi dhe korrupsioni, ligji për dekriminalizimi i nisur nga PD, miratimi i ligjit për SPAK dhe BKH janë dëshmi e qëndrimeve të qartë dhe të prera të PD. Ligji që sapo kemi dorëzuar në Kuvend është i thjeshtë dhe i qartë. Ministri i policisë mos ketë lidhje me krimin kryeministri mos kete lidhje me krimin.  Shteti ka rënë. Shqipëria qeveriset nga banditët dhe bosët e krimit të organizuar, duhet dhënë fund bashkëqeverisjes se Rames me krimin. Ligji është negociuar një herët.

Lulzim Basha, kryetar i PD-së

Madje edhe në pr/ligjin te paraqitur nga Partia demokratike ne Kuvend e siguruar nga Shqiptarja.com dhe Report TV nuk përmendet në asnjë prej pikave hetimi i familjarëve të politikanëve.

1. Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, kryetari i bashkisë dhe çdo drejtues ose anëtar i institucioneve kushtetuese dhe ligjore që emërohen në detyrë me votim nga Kuvendi, përfshirë funksionin e Kryeministrit apo anëtarit të Këshillit të Ministrave, i nënshtrohen procesit të kontrollit të pastërtisë së figurës.

 2. Subjektet e parashikuara në pikën 1, dorëzojnë një deklaratë dhe i nënshtrohen një kontrolli të figurës, me qëllim identifikimin e atyre që kanë kontakte me persona të përfshirë në krimin e organizuar. Kontrolli i figurës për lidhje me personat e përfshirë në krimin e organizuar bazohet në deklaratën për figurën dhe prova të tjera, përfshirë vendimet e gjykatave shqiptare ose të huaja. Deklarata mund të përdoret si provë vetëm në këtë proces dhe në asnjë rast gjatë një procesi penal.

3. Nëse subjekti i përmendur në pikën 1 ka kontakte me persona të përfshirë në krimin e organizuar zbatohet prezumimi në favor të masës së ndalimit për t’u zgjedhur apo emëruar në funksionin publik, mbarimit të mandatit apo shkarkimit nga detyra, dhe subjekti ka detyrimin të provojë të kundërtën.