'Vetizolimi duhet të vazhdojë', presidenti i urdhrit të mjekut në Fier: Shtatzënat në martenitet vetëm në rastet e emergjencës

4 Prill 2020, 10:32 | Përditesimi i fundit: 2020-04-04 14:44:50

Frenimi dhe rikthimi i rasteve të reja me Covid-19 në Fier, në harkun kohor të tre ditëve bëri që qytetarët të vërshojnë nëpër rrugë. Për presidentin e urdhrit të mjekut në qarkun e Fierit Besnik Brahimaj kjo është një shkujdesje e rrezikshme. Sipas tij personat e infektuar ditët e fundit do ti shfaqin simptomat gjatë javës që vjen ndaj vetizolimi duhet të vazhdojë.