Pasuria e gjyqtarit të Lartë Edmond Islamaj do të kalojë përsëri në sitën e vetingut, nga e para paçka se ai pak muaj më parë u certifikua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Pas ankimit të bërë nga komisioneri publik dhe dy seancave maratonë Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të pranoj pjesërisht ankimin e komisionerit duke rihetuar pasurinë për gjyqtarin Islamaj, bashkëjetuesen dhe babain. Rihetimi pasurisë për gjyqtarin sipas KPA-s do të nisë me truallin prej 1000 m2 në plazhin e Karpenit në Kavajë, për të cilin gjyqtari në deklarimin e pasurisë e ka vendosur atë me një çmim prej 1000 euro me kontratë të blerë në vitin 2015.
Për këtë pronë KPA kërkoi të hetohet se si sipërfaqja është kthyer nga pronë shtetërore tek një individ privat i cili më pas në 2015 ja ka shitur z. Islamaj për 1 euro m2. Po ashtu do të hetohet edhe pretendimi i gjyqtarit për të ardhura në vlerën e 700 mijë lekëve të krijuara nga shitja e dy automjeteve që ai ka patur më parë në përdorim si Opel Corsa dhe një Mercedez Benz. Kolegji i posaçëm i apelimit vendosi të hetojë edhe tre prona të cilat disponohen nga bashkëjetuesja e gjyqtarit Edmons Islamaj, Sonila Toska.
