Vettingu dhe dorëheqjet bllokojnë edhe Kolegjin Zgjedhor! Kanë mbetur vetëm 4 gjyqtarë...pa kuorum!

7 Mars 2020, 13:12

TIRANË - Vettingu dhe dorëheqjet lënë Shqipërinë edhe pa Kolegj Zgjedhor. Pas bllokimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila nga 9 gjyqtarë ka vetëm 4 duke mos krijuar kuorumin për vendimmarrje, Gjykatës së Lartë e cila nga 19 anëtarë ka mbetur me 1, edhe Kolegji Zgjedhor, i cili duhet të ketë 8 anëtarë, është bllokuar.