Vettingu: Drejtori i Sigurisë në Policinë e Shtetit Gjovalin Loka ka qenë sigurims

19 Gusht 2020, 11:44 | Përditesimi i fundit: 2020-08-19 11:45:21

TIRANE-Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit për vettingun në policinë e shtetit ka zbuluar se drejtori i Departamentit të Sigurisë Publike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit Gjovalin Loka ka qenë operativ i sigurimit të shtetit. Loka ka dalë sot para trupës së vettingut, ndërsa përballë anëtarëve ka qenë i vetëm pa avokat. Loka e ka fshehur të kaluarën e tij, por komisioni e ka zbuluar.

Pjesë nga seanca e sotme
Trupa e Komisionit të Vettingut: Nga janari '91 deri në qershor '91 Gjovalin Loka ka qenë operativ i sigurimit të shtetit. Ndërkohë në përgjigjet e tij ka deklaruar se nuk ka qenë. Ndërkohë deri në vitin 1990 ka qenë student në shkollën e sigurimit të shtetit. Komisioni i jashtëm do të vlerësojë nëse është apo jo kriter ndalues kjo situatë dhe gjetje ndaj z.Loka.

Gjovalin Loka: Mos më diskriminoni për shkak të studimeve të asokohe. Nuk kam kontaktuar me asnjë nga bashkëpunëtoret e sigurimit të shtetit. Nuk kam dënuar apo keqtrajtuar apo rekrutuar askën në sigurimin e shtetit.

Trupa e Komisionit të Vettingut: Autoriteti i dosjve ka siell raport te dyte thote se z.Loka nuk ka firmosur asnjë dokument asokohe kur punonte si operativ në zonën e Bicajt në Kukës. Shtetësja A.B. e ka kallëzuar Gjovalin Lokën por prokuroria ka vendosur pushimin e çështjes.

Në vitin 2002-2003 kur Loka ka qenë në Vlorë dhe Lezhë, SHISH ka pasur informacione për favorizime të policëve të ndryshme.

Por të gjitha praktikat nuk janë çuar deri në fund për t'u faktuar. Ndërsa për përjashtimin nga policia Loka ka fituar të drejtën në gjykatë për t'u rifutur në polici. Po ashtu ka fituar edhe 11 milionë lekë të vjetra dëmshpërblim. Testi psikologjik ka rezultuar së është i aftë dhe pa asnjë problem.

Gradat që mban Loka janë në përputhje me legjislacionin në fuqi. Loka ka medalje nderi nga ministri i Brendshëm. Medalje e marrë në vitin 2019. Nga 2013 deri ne 2019 nuk ka asnjë masë disiplinore.

Subjekti ka qenë bashkëpunues gjatë kontrrollit të vettingut. Loka ka qenë administrator i një kompanie të eksportit të kastravecat e detit në Turqi. Por ministria e mjedisit si ka rinovuar licencën dhe këtë subjekt e la pa aktivitet.

Gjovalin Loka: Aktiviteti tregtar është në fushën e peshkimit dhe nuk ka asnjë konflikt interesi me punën time në siguri e rend.

Trupa e Komisionit të Vettingut: A keni konstatuar tejkalim të forcës së policisë nga ju si drejtues përgjatë tubimeve? Çfare keni bërë, si është vepruar?