Vettingu/ KKP shkarkon nga detyra prokurorin e dosjes së Dritan Dajtit

14 Shkurt 2019, 13:47 | Përditesimi i fundit: 2019-02-14 14:32:51

Komisioni i Pavarur i Kualifikimeve ka shkarkuar nga detyra prokurorin e krimeve të rënda, njëhkohësisht prokuror i dosjes së Dritan Dajtit ,Artan Bajramin.

Report Tv mëson se Bajrami u shkarkua për shkak se nuk justifikoi pasurinë.

Ish-Prokurori doli dje para komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ndërsa vlerësimi i tij u bë në  tre shtylla; pasuria, figura dhe aftësia profesionale. (lexo ketu)