Vettingu, KPK konfirmon në detyrë drejtuesin e prokurorisë së Kurbinit Zeqir Hoda

8 Korrik 2019, 10:40

Drejtuesi i Prokurorisë së Kurbinit Zeqir Hoda ka kaluar Vettingun duke u konfirmuar në detyrë.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në seancën dëgjimore konstatoi mungesë burimesh të ligjshme në blerjen e dy apartamenteve në Tiranë si dhe ngriti dyshime për dy raste konflikti interesi, ndërkohë që prokurori Zeqir Hoda tha se i kishte dokumentuar pasuritë dhe kërkoi konfirmimin.

Relatorja Etleda Çiftja bashkë me anëtarët e tjerë të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit pasi shqyrtuan dokumentacionin me raportet përkatëse vendosën sot konfirmimin në detyrë të prokurorit.