Vettingu, mungojnë 207 gjyqtarë dhe prokurorë, por Shkolla e Magjistraturës diplomime 'me pikatore'! Në 3 vite vetëm 46 magjistratë, 46 të tjerë priten këtë vit

10 Qershor 2022, 15:08

207 gjyqtarë dhe prokurorë i mungojnë sistemit të drejtësisë në Shqipëri për shkak se nuk mundën të kalojnë vettingun për problemet me pasurinë, integritetin dhe profesionalizimin, apo për shkak të dorëheqjeve. Shansi për të plotësuar vakancat është dalja e kandidatëve nga Shkolla e Magjistraturës, por ky institucion në 3 vite ka diplomuar vetëm 46 magjistratë.