Vettingu në polici/ Konfirmohet në detyrë Drejtori i Mbrojtjes së Dëshmitarëve në Policinë e Shtetit, Idajet Faskaj

16 Tetor 2020, 19:03

TIRANË- Konfirmohet në detyrë Idajet Faskaj, aktualisht Drejtor i Mbrojtjes së Dëshmitarëve në Policinëe Shtetit. Ai kaloi me sukses 3 kriteret e vlerësimit të cilat u hetuan nga komisioni i jashtëm i shtetit. Transaksione ekonomike, bankare edhe pronash ndër vite të kryera nga drejtuesi i lartë i policisë kanë rezultuar të ligjshme.

Vendimi për Faskaj u dha brenda ditës në të njëjtën seancë në tëcilën ai u njohë me rezultatet e hetimit për pasurinë , figurën dhe anën profesionale.

Faskaj i cili nga sot mori dritën jeshile të vetingut për të qëndruar në polici ka një karrier të gjatë si drejtues në disa qarqe, kreu i antidrogës si dhe kandidoi për të drejtuar Byron Kombëtare të hetimit.

Pasuria
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Avokati i Popullit dhe dhoma noteriale kanë dhënë shkresat e deklaratës së pagës së Faskajt. Ai ka sqaruar se pas blerjes se tokës ka nisur ndërtimi i banesës në emër të babait, ku ka nisur edhe përpjekja për bashkëpronësi dhe përputhet me deklaratën e të ardhurave. Faskaj ka në pronësi 1/3 e shtëpisë 3 katëshe në Tiranë 511m katror në total. Shtëpia ësshtë ndërtuar privatisht në vite, kursime familjare, emigracion, shitje e farzhit në Lushnje. ASHK, ka konfirmuar bashkëpronësinë e subjektit Idajet Faskaj të vlerësimit me të atin. Shtëpia ka 3 kontrata të energjisë elektrike.

"Unë dhe vëllai jemi bërë bashkëpronar të truallit ku kemi ndërtuar. Babai në 2005 ka bërë kërkesën për legalizim. 3 mln lekë investime që kam deklaruar është deri në 2003 për një kat të mbyllur, ku banonim unë bashkëshortja, babai, nëna dhe vëllai", ka thënë Faskaj.

Të ardhurat janë deklaruar nga bashkëshortja për punimet në banesë, të cilat kanë përfunduar në 2005. "Kati i parë është bërë me kontributin e secilit, pastaj secili ka bërë pjesën e vet, vëllai ende nuk e ka përfunduar"  F. Faskaj, vëllai ka paraqitur dokumentacionin justifikues, ndërsa bashkëshortja ka deklaruar 160 m2 banesë, me kontribut të saj dhe të bashkëshortit.