Vettingu në Politikë, Balla: Basha propagandë, SPAK nuk i fal familjarët e politikanëve

10 Shtator 2018, 15:14

TIRANE-Në mungesë të kryeministrit Edi Rama që ndodhet në SHBA, Taulant Balla ka drejtuar mbledhjen e grupit parlamentar, teksa në fokus ka qenë propozimi i Lulzim Bashës për vettingun në politikë. Sipas burimeve të Report Tv, Balla është shprehur se propozimi i Bashës është i dobët e i dështuar dhe po bëhet për propagandë, pasi vettingun e vërtetë do e bëjë Reforma në Drejtësi. Gjithashtu kryetari i grupit të PS, sipas gazetares Esiona Konomi është shprehur se propozimi i Bashës shmang hetimin e familjarëve, ndërsa Byroja e Hetimit dhe SPAK do ta bëjnë një gjë të tillë.

Propozimi i Bashës i dështuar dhe propagandë politike. Propozimi si t'i zësh rrugën me ferra reformës në drejtësi. Jemi gati për vetting të vërtetë, reforma në drejtësi e garanton 100%, Byroja Kombëtare dhe SPAK garanton plotësisht vettingun e politikanëve, nuk ndalen vetëm tek politikanët por edhe tek familjarët. Propozimi i Bashës shmang hetimin e familjarëve. Gati për cdo propozim që s'prek reformën në drejtësi dhe vijimin e vetingut për gjyqtarët e prokurorët.

Taulant Balla

Deklarata e Ballës sot në mbledhjen e grupit është një paralajmërim për një votë kundër të shumicës, pasi drafti i propozuar nga PD nuk parashikon vettingun për familjarët e politikanëve. PD depozitoi në datë 7 shtator në Parlament draftin që synon ndryshimet kushtetuese për vettingun për politikanët, por jo për familjarët e tyre.

Rama u përgjigj duke thënë se është në dakordësi të plotë me këtë nismë të PD-së, por me kusht që ky Vetting, të përfshijë edhe pasuritë e anëtarëve të tjerë të familjes së një politikani, duke u kthyer në një “sitë” të njëjtë me atë të Vetting-ut në sistemin gjyqësor.

Por Basha nuk e përmend një gjë të tillë duke qenë kundër vettingunt për familjarët e politikanëve. Report Tv siguroi draftin e dorëzuar në Kuvend nga PD të pr/ligjit ku nuk përmendet në asnjë prej pikave hetimi i familjarëve të politikanëve.

    No videos found.