Vettingu, 'ngel' drejtuesja e Apelit në Korçë

19 Shkurt 2019, 17:13

Shkarkohet nga detyra drejtuesja e Prokurorisë së Apelit Korçë, Irma Balli. Komisioni i Pavarur i Kulaifikimit ka njoftuar këtë të martë vendimin.

Sipas relacionit të lexuar nga komisioneri Olsi Komici, prokurorja Balli ka fshehur të ardhurat dhe ka shmangur taksat.

Problem është bërë një biznes privat në Korçë, në bashkëpronësi me persona të tjerë, ku u ngritën pikëpyetje në lidhje me vlerën e investimit fillestar.

Po ashtu një tjetër problem i evientuar është apartamenti i bashkëshortit dhe dyshime se nga kontrata e qiradhënies nuk janë paguar tatimet në disa raste.

Lidhur me këto aryse, Balli nuk ka kaluar testin e Vetingut, ndërsa këtë vendim, vetë prokuroja e konsideroi të padrejtë.

Drejtuesja e prokurorisë së Apelit të Korçës nuk ka deklaruar një kat të ndërtesës në kërkesën për leje ndërtimi të karburantit dhe për këtë janë ngritur dyshime për ndërhyrje të pajustifikuara në dokumentacionin për ndërtesën.

Lidhur me këtë pretendim, prokurorja tha se praktika e regjistrimit të pronës është bërë nga babai dhe jo nga ajo vetë.