Vezët kroate të Pashkëve udhëtojnë në 80 vende të botës

20 Prill 2019, 11:22

Qyteti Koprivnica në Kroaci, për të përhapur atmosferën e Pashkëve, ka inauguruar një ekspozitë në qiell të hapur, me vezë 2 metër të larta, të pikturuara me motive që variojnë sipas rajoneve. Ekspozita është vitrinë e stilit naiv që paraqet jetën e fshatit në rajonin e Podravinjës.

Dekorimi i vezëve, simbol i festës, është traditë e hershme në Kroaci. Stili naiv kroat në picture, i lindur në vitet 30’ është unikal dhe gjithashtu mjaftë popullor si brenda Kroacisë po ashtu dhe jashtë. Ndër vite, ekspozita me vezë pashke të dekoruara e pikturuara nga banoret e Koprivnica-s, kanë udhëtuar në më shumë se 80 vende të botës, mes të tjerave në Pragë, Bruksel, Vjenë, New York, Los  Anxhelos dhe Vatikan, si shenjë e miqësisë, dashurisë dhe gëzimit për Pashkët./Përgatiti Ilir Çuçi