Vëzhgim në Durrës pas tërmetit! Banorët braktisin qytetin dhe lënë 'roje' dritat

29 Nëntor 2019, 20:58

Report Tv sjell një vëzhgim nga qyteti bregdetar i Durrësit tre ditë pas tërmetit tragjik që solli shumë viktima dhe të plagosur. Gazetari i Report Tv Elis Memelli raporton nga Durrësi se një pjesë e qytetarëve janë larguar nga Durrësi duke e braktisur qytetin nga frika e pas lëkundjeve të tërmetit.

Disa nga banorët në momentin e largimit kanë lënë dritat ndezur për të lënë të nënkuptuar se brenda shtëpi ka zot për të shmangur vjedhjet, ndërsa një pjesë tjetër dyert hapur nga shpejtësia pas lëkundjeve.

Në këto momente të vështira dhe tmerri qytetin nuk po e lë rehat as dora e njeriut, pasi disa persona kanë shfrytëzuar rastin duke vjedhur në disa banesa. Ndërkohë që mbrëmjen e sotme në qytet kanë filluar edhe reshjet e lehta të shiut. Durrësi dhe Thumana ishin zonat më të prekura nga tërmeti tragjik.

    No videos found.