Vëzhgim në rrethe, shqiptarët respektojnë oraret, por ZERO ndërgjegjësim për distancën!

20 Mars 2020, 15:38

TIRANË- Qytetarët nga frika apo ndërgjegjësimi kanë nisur të respektojnë oraret, qoftë ky për lëvizjen e këmbësore apo edhe të makina, por në pah ka dalë një tjetër problematikë. Në ato fasha orari ku lejohet lëvizja e njerëzve më specifikishit 06:00-10:00, pjesa më e madhe e tyre nuk respektojnë asnjë masë mbrojtëse. Edhe pse është orari i lejuar për të qarkulluar, kur këmbësorët mund të dalin nga shtëpia për të bërë pazaret me ushqime, në farmaci apo për nevoja të tjera personale, ajo që ende nuk kanë kuptuar është se duhet të dalin të vetëm, të ruajnë distancën nga personat e tjerë që lëvizin në trotuar apo dyqane, të kenë maskë dhe doreza.Në një vëzhgim të bërë nga Report Tv në qytetet kryesore të Shqipërisë masa të tilla nuk respektoheshin. Në këto dy orare, sheshet, bulevardet janë plot, me qytetarë që lëvizin pa maska, pa doreza dhe mbi të gjitha grupe-grupe, duke u shndërruar në një rrezik shumë serioz për përhapjen e koronavirusit.Më në fund një lajm i mirë nga Shkodra. Ky qytet ka qenë më problematiku sa i përket zbatimit të urdhrave, por fatmirësisht panorama ka ndryshuar! Siç raporton gazetari Ergys Kavaja, rrugët e qytetit pas orës 10:00 janë bosh.