Vëzhgimi/ Autobusët rinisin pas 4 muajsh, pak pasagjerë, jo të gjithë me maska!

6 Korrik 2020, 15:55 | Përditesimi i fundit: 2020-07-06 18:25:31

Për korrikun s'ka abone, nisin në gusht/ Pas 4 muajsh, qytetarët do të mund të shkojnë në destinacionet e tyre me autobus. Nga dita e sotme, transporti publik ka rifilluar punën pas arritjes së marrëveshjes me Bashkinë e Tiranës për të marrë një pagë të dytë lufte prej 40 mijë lekësh dhe ndryshimi i protokollit, dy kërkesat e tyre të panegociueshme.