Vëzhgimi i Report TV/ Covid-19 mbyll bizneset në Tiranë, vetëm në rrugën ‘Myslym Shyri’ mbi 20

1 Qershor 2020, 18:53

Pandemia globale mbyll një sërë biznesesh në Tiranë. Gjatë një vëzhgim të Report TV në rrugën ‘Myslym Shyri’ në kryeqytet,  mbi 20 biznese kanë ulur qepenat dhe janë vendosur tabelat që biznesi shitet. Ky është efekti i parë negativ që po lë pas COVID-19, dhe që mund të vijojë me një sërë pasojash të tjera negative. Duke marrë parasysh edhe projeksionet e  institucioneve ndërkombëtare për të ardhmen ekonomike të vendit tonë.