Në qarkun e Korçës prej muajit shtator e në vijim ka pasur një rritje të frikshme të personave të infektuar me Covid 19. Deri në këtë moment raportohet për 364 persona aktiv ndërsa duket se vatra më e nxehtë është Bashkia e Korçës me 320 perona aktiv me Covid 19.
Edhe Shkodra vijon te ngelet një nga qarqet me te prekura nga Covid-19. Vetëm gjatw 24 orëve tw fundit janë 19 raste të reja. Ndërgjegjësimi për mbajtjen e maskave është i vakët, duket se qytetarët i mbajnë më së shumti nga frika e gjobës.
Në Vlorë kafenetë në bulevardin "Ismail Qemali" janë të tejmbushura, ku shumica e qytetarëve janë pa maska. Ndërsa në rrugë maskat gjejnë përdorim më të gjerë.
“Unë e mbaj për kujdes. Nuk e mbaj nga frika e gjobës, e mbaj maskën se duhet mbajtur. Jo nuk kam frikë nga gjoba e mbaj për veten time”, shprehen qytetarë të Korçës.
Situata me Covid-19 nw Elbasan paraqitet serioze ku në 24 orët e fundit janë konfirmuar pozitivë 20 qytetarë, duke u renditur ndër qarqet më të prekura. Qytetarët mbajnë maskat në rrugë, por vihen re grumbullime në stacionet e urbanëve.
Qyteti i Bulqizës ka aktualisht 4 të sëmurë aktiv me Covid-19, ndërsa problem mbetet përgjigja e tamponëve që del me 8 ditë vonesë. Pneumologu Fatos Hoxha thotë se qytetarët i drejtohen kryesisht urgjencës së spitalit pasi simptomat e covid-19 janë të ngjashme me ato të gripit.
“Rastet i kemi më shumë në urgjenc ,mund të vijnë në urgjencë pasi njerëzit nuk i përcaktojnë dot, sepse ndryshimet mes gripit stinor me ato të Covidit janë shumë të pakta , prandaj shpesh herë mund të gabojmë edhe në diagnostifikim”, shprehet mjeku Flamur Hoxha.
Në qarkun e Lezhës numri i të prekurve me koronavirus është në rritje, me 456 raste aktive. Sa i përket maskave ato përdoren në rrugët kryesore, ku patrullon policia, ndërsa neglizhohen në zonat periferike