Vëzhgimi i Report TV, taksistët nisin punën por nuk respektojnë masat, kërkojnë pagën e luftës

27 Prill 2020, 12:09 | Përditesimi i fundit: 2020-04-27 15:55:11

TIRANE-Hapja e disa bizneseve dhe taksive pas 47 ditësh karantinë ka shtuar fluksin e lëvizjes në kryeqytet, por edhe qytetet e tjera të vendit. Taksitë lejohen që të punojnë deri në orën 17:30. Gazetari i Report Tv Arsen Rusta bëri sot në Tiranë një vëzhgim sa po i respektojnë rreth 2 mijë taksitë që punojnë në kryeqytet, 19 pikat e vendosura nga qeveria? Në vëzhgimin e disave prej tyre që bëri Report Tv, jo të gjithë i respektonin.

Shërbimi taksi është hapur prej orës 05:00, ku rezulton se ka një ndërgjegjësim të pjesshëm, taksistë që i kanë vendosur dezinfektantët dhe njoftimet e lajmërimeve, por ka edhe nga ata që nuk i respektojnë, që vendosin maskat sapo shohin kamerat. Ata shprehen se nuk kanë pasgjerë dhe prandaj nuk i kanë vendosur maskat dhe dorezat. Por edhe pasagjerë që nuk i vendosin maskat apo xhamin nuk e mbajnë hapur.Por, taksistët nuk janë të treguar aspak të kujdesshëm edhe me njëri tjetrin, pasi në momentin që presin pasagjerët nuk respektojnë masat e distancimit social duke qëndruar bashkë të gjithë duke biseduar. Por pyetja që lind është se cili institucion i kontrollon taksistët si po i respektojnë masat?