Vëzhgimi i Report Tv/ Të moshuarit më të bindur për maskën! Në Tiranë shumë të rinj neglizhojnë

24 Tetor 2020, 16:51

Maska po kthehet mënyrë jetese për shumicën e qytetarëve por megjithatë nëpër rrugë jo të gjithë janë të bindur për respektuar rregullat anti covid. Nga një vëzhgim i Report Tv në zona të ndryshme të Tiranës,  vihet re se të moshuarit nuk neglizhojnë për tu mbrojtur nga viruset, kurse një pjesë e të rinjve injorojnë më tepër mbajtjen e maskës.