VËZHGIMI/ Ish- sheshi Shqiponja si një ditë normale, trafik i rënduar te rrethrrotullimi!

27 Mars 2020, 13:31

Kur kanë mbetur më pak se 15 minuta nga përfundimi zyrtar i mbylljes që qarkullimit, në ish- sheshin Shqiponja ka një trafik të rënduar. Një panoramë e tillë të krijon përshtypjen e e një dite normale, në një nga zonat të problematike sa i përket trafikut të rënduar. Në pamjet që Report Tv sjell vihet re se shumica e mjeteve janë personale dhe një numër më i reduktuar i makinave me logo apo për shpërndarjen e mallrave.