Vëzhgimi nga dita e parë e hapjes së dyqaneve, tregtarët: S'kemi klientë, kalimi në online nuk dha efekt pozitiv

27 Prill 2020, 19:55

Dita e parë e hapjes i ka gjetur bosh dyqanet e tregtisë me pakicë, veçanërisht ato të veshjeve ku nuk kishin asnjë klient. Tregtarët thonë se do të ulin 50% çmimet për mallrat e mbetura stok, ndërsa nuk kanë marrë asnjë hap për ta përshtatur biznesin online gjatë pandemisë.

Sot kanë vijuar aktivitetin blloku i dytë i aktiviteteve që do të lejohen të ushtrojnë aktivitetin e tyre. Janë rreth 27 mijë të punësuar që i janë rikthyer vendit të punës sot, ndërkohë bizneset që janë hapur janë kryesisht ato të shitjeve me pakicë. Nga kontaktet që kemi pasur me tregtarët ata shprehen se problem mbetet mungesa e klientëve.