E gjatë rreth 2 metër, me peshë rreth 1.4 ton është zbuluar së fundi lopa më e madhe në botë , në rajonin e Maylap në Australinë Perëndimore. E konsideruar si rekordmenia e botës lopa gjigande është dyfishi i madhësisë së pjesës tjetër të tufës së saj.
Pronari i saj e ka quajtur “Knikers” duke e krahasuar me mdhësine e një prej makinave të kësaj marke (Knikers) pasi lopa arrin një peshë prej 1400 kg dhe është 1.94 cm.
“E gjatë sa Majkëll Xhordan dhe me peshë më të madhe se makina e markës “Knikers”, ajo është ndër lopët më të mëdha në botë dhe sigurisht më e madhja në Australi. 7 vjeçe, pothuajse 1.94 centimetra e lartë dhe me peshë 1.4 ton, ajo është shumë e madhe për t'u shitur apo transportuar jashtë vendit -,shprehet pronari i saj Xhef Pirson, nga Liqeni "Preston", në Australinë Perendimore.
