VIDEO: “Baby, ti më dole fake, të dua si i çmendur”, si këndonte dhe kërcente para nxënësve roja monstër që abuzoi seksualisht me 15 vjeçaren

4 Qershor 2020, 17:14 | Përditesimi i fundit: 2020-06-04 17:16:31

TIRANE-Thellohet akoma më shumë skandali që u zbulua pak ditë më parë i përdhunimit të së miturës nga roja i shkollës 9-vjeçare në Kamëz. Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku roja i shkollës 65-vjeçari Abaz Doku në një nga festat e organizuara këndonte ka marrë rolin e protagonistit, veshur me shapka dhe pantallona të shkurtra dhe me një çantë brezi këndon para nxënësve. Me mikrofon në dorë 65-vjeçari këndon tekstin e këngës së Dhurata Dorës me titull “Zemër”, ndërkohë edhe kërcen. Në vend që të ishte në krye të detyrës te dera si roje.