VIDEO ekskluzive/ I kalon para syve, e mashtron duke ecur si i çalë! Si u ndoq nga ekzekutori i ri Behar Sofia në metrat e fundit të jetës

15 Mars 2021, 15:51 | Përditesimi i fundit: 2021-03-15 17:23:39

I kamufluar si i çalë dhe endacak, e ka ndjekur hap pas hapi Bujar Sofinë, deri në momentin që e ka ekzekutuar. Kjo është mënyra që ka zgjedhur Ernejt Shyti të ekzekutoj 66-vjeçarin.

Report TV ka siguruar videon e momenteve ku sapo është ngritur Sofia nga lokali që kishte pirë kafe, ndërsa pas tij duket Shyti që e ndjek.  Në videon e dytë duket Behar Sofia, i cili kalon në vizat e bardha me hap të shpejt dhe kalon në afërsi të Lanës. Nga prapa e ndjek Ernejt Shyti, i cili pak çaste më vonë qëllon në drejtim të tij.