VIDEO EKSKLUZIVE/Përplaset me disa makina dhe largohet nga vendi i ngjarjes, shoferi kapet pas 200 metrash

6 Qershor 2020, 14:56

TIRANË - Në orët e pasdites një makinë është përfshirë në një aksident me disa makina të tjera tek mbikalimi i kthesës së Kamzës ndërsa më pas shoferi është larguar nga vendi i ngjarjes. Qytetarët telefonuan policinë dhe dhanë të dhënat për mjetin ndërsa për shkak të trafikut arratia e këtij shoferi zgjat vetëm 200 metra. Ai u kap nga efektivët e Policisë Rrugore panë rrethrotullimit të Sheshit Shqiponja. Në emisionin ju sjellim momentet e ngjarjes ndërsa ky shofer u shoqërua në Komisariat pasi ishte në gjendje të dehur.