Video epike: Lulzim Basha lëre Shqipërinë, hajde në Afrikë! Kemi nevojë për ty

10 Mars 2019, 17:56

Teksa kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, po përpiqet të rrëzojë qeverinë Rama me protesta, një këshillë i ka ardhur nga një 'mikeshë' nga Algjeria.

Një vajzë nga Algjeria ka bërë një video, ku ironizon situatën në Shqipëri, duke i bërë thirrje Bashës, që tashmë nuk është më as deputet, që të largohet nga Shqipëria sepse e duan në Afrikë. “Përshëndetje Lulzim Basha, të lutem hajde në Afrikë, ne kemi nevojë për ty në Afrikë. Të lutem lëre Shqipërinë. Faleminderit”, - thotë vajza në video në gjuhën angleze. 

Por kjo nuk është hera e parë që Basha ka marrë “këshilla” të tilla të çuditshme nga 'miqtë' nga jashtë vendit. Gjatë kohës kur opozita protestoi duke qëndruar në çadër para godinës së kryeministriaë dy gra me kombësi të huaj xhiruan një video ku përsërisnin vetëm një frazë “O Luli, dil nga çadra”.

Asokohë video u shpërnda edhe nga kryeministri Edi Rama dhe u bë virale në të gjithë rrjetin.
Dhe fati deshi që Lulzim Basha të dilte nga çadra. A mos është kjo një shenjë se tashmë duhet të ndjekë këshillën e Grace nga Algjeria?! 

    No videos found.