Video/ Hapet aksi Kardhiq-Delvinë, Gjiknuri: Një tjetër rrugë e lënë rrugëve nga PD përfundoi me sukses; Një realitet edhe për ata që nuk na besonin

2 Korrik 2022, 12:44

Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri ka publikuar videon nga rruga e re Kardhiq-Delvinë, e cila shkurton kohën e udhëtimit drejt Sarandës. Përmes një postimi në rrjete sociale, Gjiknuri nënvizon se një tjetër rrugë e lënë rrugëve nga qeveria e PD-së tashmë përfundoi me sukses. Ai thekson se ky është një tjetër premtim i mbajtur i kësaj mazhorance që i jep frymëmarrje turizmit.