Partia Demokratike ka shkuar deri në ngritjen e një strukture të armatosur me ish-policë për mbrojtjen e votës, e presidenti Meta thotë se do u presë duart kujt vjedh votat, por vetëm 2 ditë nga dita e votimeve, një kandidat i Lëvizjes Socialiste për Integrim është kapur në flagrancë përmes kamerave të fshehta, teksa jep lekë në këmbëim të marrjes së votave për LSI-në, partinë që ai zgjodhi të kandidojë duke u larguar nga Partia Socialiste
I renditur i 22 në listat e LSI në Tiranë, kandidati Etjon Joka shfaqet në një video është publikuar nga një emision investigativ teksa i jep 100 dollarë një qytetari që është angazhuar të mbledhë vota për LSI-në.
"Hajde një sekondë. Te puna si të ka shkuar? Të ka ecur çik? Ma jep dorën (i jep 100 dollarë), ma bë një drekë se unë s’vi dot", i thotë Joka qytetarit.
“Një votë po ma humb më ngel hatri thotë ai. Ti merr lekët, më jep votën . Ata janë të moshuar ç’tu them unë atyre, ç’tu premtoj, tu jap lekët. Mos e ngri zërin se kemi kontrolle”, dëgjohet të thotë Joka në video.
Por jo vetëm kaq. Në videon e publikuar nga një emision investigativ, Joka bisedon edhe me një qytetar që i thotë se ka bërë 100 vota, duke përfshirë edhe 12 që i ka bërë gruaja e tij.
I angazhuar personalisht në blerjen e votave, por gjithashtu rrjeti i njerëzve që punojnë për vota në këmbim të premtimeve për kandidatin e LSI zgjerohet në një tjetër video, ku një person i quajtur Edison Babo vijon pazaret ku premton punësim për qytetarin pas zgjedhjeve.
"Tako Monikën, fol me Monikën", thotë ai
