VIDEO/ Kur Berisha mbronte "Open Ballkan" si ide e Donald Trump

9 Qershor 2022, 17:55

Sali Berisha ka intensifikuar sulmin e tij ndaj "Ballkanit të Hapur" duke e cilësuar si një projekt serb. 

Por jo gjithnjë ka qenë i pozicionuar në këtë mendim. Në një intervistë pak më të herët, kreu i foltores e konsideronte si një iniciativë e ish presidentit Donald Trump.

Ditën e djeshme, i dërguari amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar tha se Shtetet e Bashkuara e mbështesin nismën.

Ai apeloi që të përfshihen të gjashtë shtetet e rajonit në mënyrë të barabartë.