Momenti kur qytetari hedh shashkën në protestë, policia e ndjek nga pas!

18 Maj 2020, 19:40 | Përditesimi i fundit: 2020-05-18 19:44:05

"Policia e Shtetit ka identifikuar dhe ndaluar 49-vjeçarin Arben Qyrani, me banim tek Unaza e Re, Tiranë, autori i hedhjes së lëndëve pirotenike në tubimin e sotëm. Për pasojë pati 2 shtetase të lënduara, nga lënda plasëse, jashtë rrezikut për jetën. Pasi hodhi lëndët piroteknike mes turmës, i ndihmuar nga persona të tjerë, të identifikuar tashmë nga Policia, ai doli nga turma. Agjentët e policisë e ndoqën dhe e ndaluan pak metra larg sheshit ku opozita mbante tubimin. Qyrani është i proceduar edhe më herët për "Tubim të paligjshëm" në vitin 2018, në zonën e Unazës së Re, në Tiranë", njofton policia.

  •