VIDEO nga Akademia e Nënoficerëve 'Thomson', Xhaçka: Përgatitetn jo vetëm për veprime luftarake

14 Qershor 2020, 13:20

Ministria e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka shpërndarë një video ku duken efektivët teksa përgatiten për veprime luftarake si pjesë e akademisë së Nënoficerëve 'Thomson'. Xhaçka thotë se kjo është fidanishtja e përgatitjes së drejtuesve të rinj, të cilët mbi të tjera përgatiten për të udhëhequr dhe jo vetëm për të mësuar veprime luftarake.

"Akademia e Nënoficerëve “Thomson” është fidanishtja e përgatitjes së drejtuesve të rinj, duke u mësuar efektivëve jo vetëm koncepte dhe veprime luftarake, por edhe lidership.
Akademia ka rinisur në mjedise të hapura, duke respektuar masat anti COVID-19 kurset fillestare dhe të avancuara të nënoficerit për të rritur më tej profesionalizmin e Forcave të Armatosura,"
-shkruan Xhaçka në 'facebook'.