VIDEO nga vendi ku u gjet i vrarë 'Presidenti' i Republikës së Çamërisë Festim Lato

21 Korrik 2019, 16:18

Festim Lato, i vetëshpallur si 'President i Republikës së Çamërisë' dyshohet se është vrarë në Holandë. Ngjarja është e mbuluar me mister, pasi nuk ka asnjë informacion zyrtar, ndërsa lajmi mbi pretendimin se është ekzekutuar bazohet vetëm mbi dëshmitë e familjes së tij në Vlorë dhe të miqve.

Përballë misterit, Shqiptarja.com kontaktoi me familjen e Latos që ndodhet në Vlorë. Vëllai, Xhemil Lato u shpreh se mbrëmjen e djeshme e kishin kontaktuar autoritetet holandeze për t'i dhënë familjes lajmin e vrasjes së vëllait në një atentat, por nuk dha më shumë detaje. "Është e vërtetë. Më ka marrë policia holandeze direkt dhe më njoftoi. Nuk e di kur ka ndodhur ngjarja, dje nga ora 21:00 më morën. Nuk dimë gjë më shumë.

Kemi dërguar njeri atje të merret vesh. Janë edhe fëmijët atje. Kemi 4-5 ditë që kemi folur për herë të fundit, komunikoi me nënën, por nuk na kishte shprehur ndonjë rrezik. Festimi jetonte atje, por është i ndarë nga gruaja" tha Xhemil Lato për Shqiptarja.com. Gazetari i Report Tv, Armand Xhelili udhëtoi drejt vendlindjes së tij në Panaja të Vlorës, ku të afërmit shprehen se nuk e besojnë vërtetësinë e lajmit.

Ndërsa miqtë e tij në mesazhet e shpërndara në rrjetet sociale akuzojnë se vrasja është politike. "Në Holandë nga vrasës të paidentifikuar, iu bë atentat presidentit të Republikës së Çamërisë z. Festim Lato. Për vrasjen e Festim Latos, sot e familjen Lato në Vlorë e njoftoi Policia Holandeze. Me këtë rast Qeveria e Republikës së Çamërisë, me në krye Kryeministri Ali Aliu, është shumë e tronditur, dhe i shpreh ngushëllime Familjes Lato nga Vlora, miqve dhe shkove të tij.

    No videos found.