VIDEO sensibilizuese nga Report Tv: 10 rregulla si të mbrohemi nga Koronavirus

25 Shkurt 2020, 16:22

Report Tv përmes një video sensibilizuese shfaq rregullat se si të mbrohemi nga koronavirusi.

Janë 10 masa të thjeshta dhe të domosdoshme për të parandaluar infektimin nga virusi. Masa të higjienës personale që secili prej nesh duhet t'i vë në zbatim në përditshmërinë e tij. Shqipëria është një vend me risk të ulët të infektimit nga koronavirusi, siç janë shprehur autoritetet përkatëse, si Ministria e Shëndetësisë apo Instituti i Shëndetit Publik.