VIDEO sensibilizuese nga Report Tv: Ruani veten, të afërmit dhe gjithë shoqërinë. Bashkë mund t'ia dalim!

17 Mars 2020, 14:31

Report Tv sjell një video sensibilizuese për të gjithë shqiptarët dhe kujdesin që duhet treguar në këto ditë të vështira që vendi ynë po kalon nga situata e COVID-19. Një video që kërkon ndëergjegjësimin e të gjithëve, për të ruajtur distancën, për të mos i dhënë duart njëri-tjetrit, për të shmangur kontaktet me persona të shumtë, dhe mbi të gjithë për të respektuar rregullat e higjienës. Mos prekni me duar pjesë të fytyrës, hundën e sytë, lani duart sa më shpesh për të paktën 20 sekonta, dezinfektoni vazhdimisht ambientet ku qëndorni, ushqehuni shëndetëshëm dhe qëndroni në shtëpi pranë njerëzve tuaj të zemrës. Vetëm kështu mund të ruajmë veten, njerëzit e afërt dhe gjithë shoqërinë. Bashkë mund t'ia dalim.