VIDEO/ Pas ndeshjes së kombëtares, deklarata absurde dhe seksiste e Ilir Metës: Gratë e Bjellorusisë janë të papara

19 Nëntor 2020, 12:33 | Përditesimi i fundit: 2020-11-19 12:41:56

Absurde, diskriminuese dhe skandaloze është deklarata që ka bërë mbrëmë Presidenti i Republikës, Ilir Meta, pas ndeshjes së Shqipërisë luajtur kundër Bjellorusisë në 'Air Albania'.

Teksa ka dalë nga stadiumi, Presidenti Meta, 'i ekzaltuar' më shumë se ç'duhet nga fitorja e kuqezinjve ka deklaruar “Kuqezinjtë e Shqipërisë dhe gratë e Bjellorusisë janë të papara”.Një shprehje e tillë, me përmbajtje te theksuar seksiste, do të ishte e padenjë nëse do ta kishte thënë qoftë edhe një tifoz i thjeshtë i kombëtares por e thënë nga Kreu i Shtetit mund të krijojë edhe një incident diplomatik me autoritetet bjelloruse.