Video të reja dramatike nga tërmeti, rrugët e Seferisarit pushtohen nga uji pas cunamit,

30 Tetor 2020, 16:12

Të tjera video dramatike vijojnë të publikohen nga Turqia, pas tërmetit katastrofik me magnitudë 6.6 shkallë Rihter.  Video të publikuara nga qytetarët në rrjete sociale shfaqin rrugët e qytetit  Seferisar tek pushtohen nga uji,

Ndërkohë që autoritetet kompetente kanë lëshuar alarmin për një cunami tjetër të mundshëm dhe u kanë kërkuar qytetarëve të mos futen në banesat e tyre dhe nëse janë në afërsi të detit, të largohen sa më shumë nga zona. Një tjetër video në Izmir tregon momentet e tmerrit të shembjes së një ndërtese. Ndërsa një tjetër video tregon momentet e tmerrit brenda një marketi, ku shihet se nga goditja e fuqishme gjithçka rrëzohet.