VIDEO/ Thirrja e Ramës për të qëndruar në karantinë: Përshëndetje nga Surreli,evitoni vendet me shumë njerëz! Askush nuk e di sa do zgjasë

15 Mars 2020, 19:44 | Përditesimi i fundit: 2020-03-15 19:55:35

Publikohet video epike nga koronavirusi në Shqipëri. Në sfond përsëritet apeli për qytetarët për të vijuar të qëndrojnë në karantinë. Rama përsërit thirrjen për të shmagur grumbullimet, si dhe shprehet se askush nuk e di se sa do të zgjasë kjo situatë. "Përshëndetje nga Surreli të dashur miq. Evitoni vendet me shumë njerëz. Lani duart sa më shpesh. Në rast nevoje telefononi  127. Shumë faleminderit për mirëkuptimin që tregoni. Nuk kemi opsion tjetër veçse t'i mundim zakonet tona. Ja ku më keni këto ditë brenda shtëpisë. Askush nuk e di sa do të zgjasë”, shprehet Rama në video.