VIDEO/ Urimi i veçantë për 28 Nëntorin, vishet kuqezi ndërtesa më e lartë në botë

28 Nëntor 2020, 17:29

Një tjetër urim i veçantë i ka ardhur Shqipërisë dhe shqiptarëve në këtë 108-vjetor të Pavarësisë.

Ndërtesa më e lartë në botë Burj Khalifa është veshur kuqezi për nder të Ditës së Flamurit.

Siç shihet në videon dhe fotot e mëposhtme, flamuri kuqezi ka dominuar Dubain për disa minuta.

Burj Khalifa është struktura më e lartë në votë. Ajo filloi të ndërtohej në vitin 2004. Lartësia e Burj Khalifa është 828m që përbënë një sfidë në vete për inxhinierinë.