Videoart “Epoka e re e njerëzve të bukur”, çifti i artistëve ‘shkundin’ ndërgjegjen njerëzore

22 Mars 2020, 13:00

Kjo periudhë izolimi, si masë parandaluese ndaj një armiku mikroskopik, ka bërë që toka të gjejë pak qetësi në shtratin e vet. Ajri po ashtu është më i pastër, e fjala e natyrës dëgjohet më shumë. Çifti i artistëve Dardana Bërdyna dhe Albert Dedja, kapin këto momente, dhe i gdhendin në vargje e recitim, sepse e ardhmja, në të gjithë e brezat që vijnë kanë nevojë për një botë më të pastër. Ata tentojnë përmes artit të shkundin ndërgjegjen njerëzore, për mjedisin artificial që po lëmë pas. Kjo periudhë paniku do të mbarojë, edhe ajo që mbetet krahas dhimbjes për humbjet njerëzore, frikës, trishtimit, duhet t’i lërë vend dhe reflektimit rreth kërcënimit që i kemi bërë natyrës...