VIDEO-Dhuna nga protestuesit, Berisha: Do i vrisja me snajperë, s'do ktheheshin të gjallë

15 Maj 2019, 11:19 | Përditesimi i fundit: 2019-05-15 13:10:28

Ish-kryeministri Sali Berisha së bashku me Lulzim Bashën dhe eksponentë të tjerë të PD-së dhe opozitës kanë akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe strukturat e tjera të shtetit se dhunuan protestuesit në tubimin e 11 majit, ku u shënua edhe incidenti me Sahit Dollapin, sekretarin organizativ të PD-së.

Por, si do të vepronte Sali Berisha në këtë rast ku u dogj selia e qeverisë nga opozitarët e drejtuar nga PD-ja, nëse do të ishte kryeministër? Në një emisionin televiziv para një viti duke iu rikthyer ngjarjes së 21 Janarit, Sali Berisha tregoi se ajo ndodhi nuk ishte e rastësishme, madje e planifikuar mjaft mirë nga Berisha, që tashmë akuzon Lleshajn se ka drejtuar operacionin nga drejtoria e policisë, ndërsa 'harron' që të ka deklaruar se ka qenë ai që ka drejtuar operacionin në 21 Janar të 2011 para Kryeministrisë.

Për të vërtetuar këtë, ish-kryeministri thotë me zë dhe figurë se kanë qenë katër snajperë në tarracë gati për të qëlluar mbi turmën dhe një snajper i pestë bashkë më Berishën nga dritarja që drejtonte sulmin në 21 Janar. Në video gjithashtu Berisha shprehej se kush prekte edhe vetëm një polic apo postën më të largët do të vritej.

"Po preke gjënë më të vogël, do të jenë pesë snajperë, katër në të katërta anët dhe unë në atë dritare dhe në mënyrë absolute do të goditen vetëm po nuk e shpoi plumbi. Për zjarrvënësit unë do të bëjë atë që më takon me bërë. Jo Kryeministrinë, por një postë policie më të largët në Shqipëri po e prekën në mënyrë absolute nuk do të kthehet në Tiranë i gjallë" deklaronte Berisha. 

    No videos found.