Video-festival online, fëmijët-instrumentistë: Ëndrra jonë të bëhemi muzikantë!

27 Qershor 2020, 16:05 | Përditesimi i fundit: 2020-06-27 16:12:32

Ndonëse, muajt e karantinës në vendin tonë duket sikur morën fund, fëmijët-artistë nuk reshtin së angazhuari në aktivitete kulturore online. Kësaj here në muajin e Muzikës artistët e ardhshëm morën pjesë në video-festivalin e organizuar nga violinisti Ergi Papadhimitri dhe Estela Jaho.

“Kjo platformë është organizuar gjatë ditëve të karantinës, edhe ishte një motiv i madh që fëmijët të mbaheshin të lidhur pas muzikës”, shprehet violonçeliste Estela Jaho, e cila është mësuese tek “Dëshmorët e Lirisë”.